Një e dashur e nervozuar është arrestuar në SHBA pasi ka goditur qëllimisht me makinë partnerin e saj iu cili i kërkonte të ndahej kur ata ishin duke shkuar së bashkë në sesionin e “rikëshillimit të çifteve”, njoftonte policia.
Viktima e përplasjes dhe e dashura e tij, Veronica Roleen Gast, 30 vjeçe, po shkonin të shtunën te sesioni i psikologut të çifteve në Fergus Falls, Minnesota, kur një debat i papritur u përkeqësua mes tyre, shkruan rrjeti vendas Fergus Now.
Çiftit raportohet se kishin debatuar gjatë dhe i dashuri, i cili nuk është identifikuar publikisht, kishte kërkuar të dilte nga makina duke thënë se “marrëdhënia e tyre nuk funksiononte më”, sipas policisë.
Gast e tërbuar nga inati, raportohet se kishte ndaluar mjetin në mes të trafikut dhe i kërkoi të dilte jashtë.
Pasi i dashuri doli dhe po ecte para automjetit për të kaluar në trotuar, e reja i kishte ngulur sytë dhe bëri përpara me makinë me qëllim të shtypte, sipas policisë.
Viktima tha në polici se kishte përfunduar mbi kofanon e makinës me kurriz të plagosur dhe prerje në krah.
Gast pranoi goditjen e të dashurit me makinë por pretendone se ishte një aksident pasi ishte e tronditur dhe nuk kishte vëmendjen në vend.
Ajo është akuzuar me sulm të gradës së dytë, dhunë shtëpiake, drejtim kriminal të automjetit, lëndim trupor dhe neglizhencë serioze. Gjyqi është caktuar muajin që vjen.
Top Channel