Dy motra u përndoqën online, e mitura u largua nga shtëpia nga presioni! Vocaj: U arrestua autori, i kërcënonte se…

15/08/2024 10:06

Dy motra janë përndjekur vazhdimisht online nga një 21-vjeçar në Tiranë.

Motrat, të moshës 20 dhe 13 vjeçe i kanë dërguar foto intime Harulla Kamanit, i cili me anë të kërcënimit, i ka kërkuar atyre foto të tjera intime.

Nga presioni, e mitura është larguar nga banesa dhe është mundur të kapej nga policia dhe të kthehej pranë familjes.

Lajmin e njoftoi drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, i cili tha se 21-vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj: Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA