
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Durrësit në bashkëpunim me SPAK, ka vënë në pranga Gazmir Preçin, shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Ky i fundit dyshohet se duket përdorur detyrën, dhe i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se Preçi fillimisht organizoi disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.
Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.
Top Channel