Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Të patolerueshme akuzat ndaj policisë, ne e dorëzuam autorin në kohë rekord

14/08/2024 12:02

Për kreun e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, akuzat se ngjarja u fsheh dhe nuk u reagua në kohë lidhur me ngjarjen në Pogradec, janë të patolerueshme.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se policia zbardhi ngjarjen dhe e dorëzoi autorin para drejtësisë në kohë rekord, nën akuzën e vrasjes me dashje.

Rrumbullaku: U arrestuan në flagrancë tre personat për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Nuk kanë kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë në Korçë. Nëse prokuroria ka kërkuar një masë tjetër, kjo është një çështje që nuk na takon. Por te pretendohet që policia u mundua të fshehë ngjarjen kur ne e dorëzuam autorin para drejtësisë në kohë rekord nën akuzën vrasjen me dashje, kjo është e patolerueshme. Ftoj qytetarët të kenë besim në Policinë e Shtetit.

Unë jam para jush, akuzat ndaj Policisë së Shtetit janë të pabaza, pa fakte dhe pa prova. Veprimet e policisë janë profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA