Kreu i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mohuar akuzat e familjarëve të Egli Progës se vrasja e tij u mundua të fshihej nga efektivët e policisë.
Në një deklaratë për mediat, Rrumbullaku tha se ngjarja nuk është fshehur në asnjë moment dhe është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe janë sekuestruar pamjet e sigurisë.
Rrumbullaku tha se ngjarja është zbardhur në kohë rekord dhe po ashtu autori është arrestuar dhe i është dorëzuar drejtësisë.
“Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth. Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës. U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë.”-u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.
Top Channel