Gjatë deklaratës së dhënë ditën e sotme nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, hodhi poshtë aludimet se autori Denis Meçe i ka vënë “gjobë” viktimës Egli Proga.

Ai tha se nuk ka pasur një gjë të tillë mes tyre, por vrasja ka ndodhur pas konfliktit të çastit.

“Treguesi dhe mënyra se si reagon policia në raport me të gjitha ngjarjet ju siguroj se nuk e gjeni në partnerë të tjerë. Ju siguroj që siguria është në të gjitha parametrat. Kemi të bëjmë me një rast fatkeq, qoftë viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje me lajmet e rreme, që lidhen me gjobëvënie, është totalisht një konflikt i çastit”, tha Rrumbullaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA