U “përplas” me trajnerin, veterani kroat drejt transferimit te Barcelona

14/08/2024 13:58

Aventura e Ivan Perisic te Hajduk Split duket se është drejt fundit, pas vetëm një sezoni në klubin ku ai u formua si lojtar.

Kjo gjë ka ardhur pikërisht pas “përplasjes” që veteraqni kroat ka pasur me trajnerin italian, Gennaro Gattuso. Ky i fundit nuk e do në skuadër 35-vjeçarin, të cilin e la në pankinë në ndeshjen e fundit miqësore.

Mesa duket, Perisic duket se është gati të rikthehet për të luajtur dhe njëherë në majat e futbollit europian. Është pikërisht Barcelona që kërkon shërbimet e sulmuesit kroat, pasi nuk u bë i mundur transferimi i Nico Williams.

Sipas mediave spanjolle, ka qenë pikërisht trajneri Hansi Flick që i ka bërë ftesë Perisicit, të cilin e ka pasur më parë dhe te Bayerni i Mynihut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA