“Në vend të Maldiveve, pushoni në Shqipëri”/ Media britanike sugjeron si destinacionin ideal të verës “Xhevahirin e Ballkanit”: Afër dhe lirë

14/08/2024 17:16

Maldivet janë ndoshta destinacioni perfekt për të pushuar, falë plazheve të pacenuara, ujërave të kristaltë dhe temperaturave të përshtatshme, që nuk i kalojnë 30 gradë Celsius.

Teksa jemi në mesin e sezonit turistik dhe disa familje nuk kanë zgjedhur ende destinacionin e pushimeve, Maldivet janë në listën e shumë personave, por për shkak të kostos së lartë dhe kohës së gjatë për të shkuar atje, nuk rezervojnë ‘arratisjen’ në Oqeanin Indian. Sipas ekspertëve nga Booking.com, rritja e kostove të jetesës është bërë një faktor kufizues në planet e udhëtimit për shumicën e udhëtarëve. Rreth 50 për qind e pushuesve duan të udhëtojnë drejt një destinacioni ku kostoja e jetesës është më pak e shtrenjtë se vendi i tyre.

Për këtë arsye, turistët zgjedhin vende më të lira, si Shqipëria, shkruan prestigjiozja britanike “Mirror”, që e konsideron vendin tonë “xhevahiri i Ballkanit”.

Booking.com e emëroi qytetin bregdetar të Vlorës vitin e kaluar si një nga destinacionet kryesore për këtë vit. Shqipëria është trendi i këtij viti për arratisjet në plazh, për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe faktit se e përballueshme për të gjithë llojet e udhëtarëve.

Vlora është pikënisja e rivierës shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për për të eksploruar këtë bregdet me diell. Shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, vija bregdetare e shndritshme u ofron vizitorëve ‘Maldivet e Evropës’, një opsion i mirëpritur për 43 për qind të udhëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar që do të kërkojnë të reduktojnë kostot, shkruan Metro, që tregon se Vlora është dy orë larg me makinë nga Tirana, ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe u sugjeron lexuesve britanikë të marrin me qira për të shkuar në jug.

Vlora ka shumë opsione akomodimi dhe çmimet në hotele variojnë nga 47.87 paund dhe deri në 189.06 paund për ata që duan hotele me pesë yje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA