Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë Një sherr me sende të forta ku janë përfshirë gjashtë persona ka nodhur në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në një local në fshatin Trebisht, ku një debat për motive të dobta ka degraduar në, përdorimin e sendeve të forta, me pasojë dy persona të plagosur.
A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Në pranga ranë A.O., 32 vjeç dhe P.O., 45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel