27/12 13:27
Ernest Muçi pritet të largohet këtë verë nga Besiktas dhe pritet të hedhë një hap të madhe në karrierë.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, Aston Villa po bën gati një ofertë për të bindur klubin nga Stambolli që ta lërë të lirë sulmuesin e talentuar shqiptar.
Mediat raportojnë se klubi anglez i ka ofruar një shkëmbim Besiktasit, midis Muçit dhe Lucas Digne, që është refuzuar nga turqit. Këta të fundit kërkojnë 19 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit të Kombëtares shqiptare, pa përfshirë asnjë lojtar tjetër.
Tashmë pritet të merret vendimi nga ana e Aston Villas, me trajnerin Unai Emery që duket se e pëlqen jashtë mase shumë yllin kuqezi.
Top Channel