“Egli Progën e vrau i forti i Pogradecit”, avokati Idajet Beqiri: Do e mbroj çështjen, drejtësia dështoi

14/08/2024 08:43

Për avokatin Idajet Beqiri, autoritet dështuan me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec katër ditë më parë, ku mbeti i vrarë Egli Proga.

I ftuar në “Breaking” në Top News, avokati u shpreh se kjo ngjarje ka shumë hijë dhe ngjarja duhet të zbardhet deri në fund dhe autori, bashkë me ata që fshehën krimin, të marrin dënimin e duhur.

“Është një ngjarje e rëndë, kemi të bëjmë me një vrasje. Viktima ka lënë d fëmijë jetim, nuk gjenden fjalë për tu thënë në raste të tilla. Kjo shoqëri që i zgjidh gjërat me dhunë, kjo po normalizohet dhe nuk kanë reaguar siç duhet institucionet e shtetit. Ne jemi një vend që ende po vuajmë mungesën e drejtësisë.

Këto ndodhin në gjithë botën, por duhet dhënë drejtësi. Ne i vrasim nga dy e tre herë familjet sepse nuk japim drejtësi. Nëse do kishim veprim të menjëhershëm, do të kishim raportim siç duhet të rastit. Për të ardhur në kohën e duhur ambulanca, dhe familjarët kur shikojnë një angazhim të tillë, thonë krimineli tashmë do marri dënimin e duhur.

Kur ti e lë gjysmë ore të shtrirë në toke, çedon shumë. Jemi vend që nuk e kemi drejtësinë të shenjtë. Nuk u raportua një ngjarje e tillë, por e bënë mediat të madhe derisa reaguan institucionet. Kambana e alarmit duhet të bjerë fortë, ishte dështim i rëndë. Provat i mbledh policia, pse u prit kaq vonë mbledhja e kamerave, dhe arrestimi me vonesë. Gjobvënia nuk është vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje që shkon deri në burgim të përjetshëm.

Moskallëzimi i një vrasje është deri në tre vjet burg. Pikëpyetjet janë që te akuza e parë që thotë vrasje nga pakujdesia. Derisa janë tre që nuk e kanë kallëzuar një vrasje, kur nuk kallëzon një vrasje është shumë e rëndë. Jam i bindur që familjarët kanë të drejtë, e zëmë se edhe je i dehur, s’do me thënë të të marrin jetën. Familjarët duhet të marrin një avokat të familjes së viktimave dhe duhet të bëjë rolin tamam dhe këto që kanë ndodhur duhet ta motivojnë që të hetojë më shumë. Do e merrja përsipër një rast të tillë dhe do e çoja deri në fund, por jam i bindur që ka avokat shumë të mirë Korça.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA