Dhunimi i Klea Prengës, a janë arrestuar motrat Berisha? Reagon kreu i Policisë së Shtetit: Shumë shpejt…

14/08/2024 12:06

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar në lidhje me sherrin mes disa vajzave të njohura të showbizit.

Klea Prenga u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një restorant në kryeqytet. Prenga mbeti e lënduar rëndë në fytyrë, pasi sipas saj motrat Berisha e kanë goditur me shishe,

Rrumbullaku tha se pritet që shumë shpejt të ketë një njoftim zyrtar për arrestimin e tyre.

“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë.

Lexo edhe: Pamje të rënda/ E reja dhunohet me gotë në fytyrë në një restorant në Tiranë! Publikon mesazhin kërcënues: Dhuratën e ke nga…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA