Genc Pollo ish-ministër e ish-deputet i PD, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë në Pogradec, ku Eglantin Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej.
Duke cituar Top Channel, Pollo vë në paralelizëm deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili tha se “autori i krimit u arrestua në kohë rekord’, me proces-verbalin e Policisë në Pogradec, ku thuhet se “autori i krimit u paraqit vetë pas disa orësh, duke pretenduar se e kishte zënë gjumi në makinë”, shkruan ish-deputeti.
Rama hodhi poshtë akuzat se policia e Pogradecit u mundua të fshihte ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, dhe se policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “vrasje me dashje”, ndërsa Urgjenca iu përgjigj për 7 minuta thirrjes për ndihmë.
Ndërkohë në analizën e gazetares Anila Hoxha, Pollo citon “policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi, por abonenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të hapura, bashkëpunëtorë apo kërkim me agjentë civilë. Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë, ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.”
Top Channel