Vrasja e Egli Progës në Pogradec, kreu i policisë deklaratë zyrtare: Ngjarja është referuar si “vrasje me dashje”, autori…

14/08/2024 13:10

Policia e shtetit vrasjen e Eglantin Progës e ka referuar si “Vrasje me dashje” ku si autor ka rënë në pranga Denis Meçe por në seancën e mbajtur për masën e sigurisë ndaj autorit vepra penale u rikualifikua nga prokuroria në “Vrasje nga Pakujdesia”. 

Në një dalje për mediat kryepolici Rrumbullaku u kujdes të detajonte se policia në asnjë moment nuk kishte fshehur ngjarjen sipas tij Është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes;  Është bërë njoftimi i spitalit; Është ngritur grupi hetimor; Janë sekuestruar kamerat e lokalit;  Janë shoqëruar disa persona, që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes; Janë kryer të gjitha veprimet e para në vendngjarje, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj të plotë.

“Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, të cilat janë të gjitha të dokumentuara dhe çdo i interesuar është i ftuar t’i shqyrtojë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes në kohë rekord. U identifikua dhe u arrestua autori, së bashku me tre shtetas të tjerë (këta të fundit për moskallëzim krimi) dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme”, shprehet Rrumbullaku.

Por në ndryshim nga sa pohoi kryepolici në referimin që policia ka bërë në prokurori thuhet se  në orën 03:30 autori I dyshuar është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i cili pasi është shoqëruar për në ambientet e DVP Korçë është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Ky variant i oficerit, mbështetet edhe nga dëshmia e vetë Denis Meçes, i cili tregon se kishte për qëllim vetëm që ta qëllonte për ta qetësuar viktimën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA