Zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pajetë të një gruaje rreth 60 vjeç nga një godinë që ishte përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Patima Halandri në Greqi.
Më herët, godina industriale në të cilën punonte viktima ishte përfshirë nga zjarri që ra në zonë të hënën pasdite.
20 punonjës të kompanisë u evakuuan në kohë, por gruaja, që mësohet se është shtetase e huaj dhe kishte leje qëndrimi në Greqi nuk mundi të dilte dhe për pasojë humbi jetën mes flakëve.
Trupi u saj u gjet i karbonizuar dhe u dërgua në morg, ku pritet t’i kryhet ekspertiza mjekoligjore.
Prej më shumë se dy ditësh, zona periferike më veri të Athinës është përfshirë nga zjarre të fuqishme të cilat kanë djegur më shumë se 15.000 hektarë pyje dhe dhjetëra banesa.
Top Channel