Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar, ndërsa 20 mjete dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarri.
“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi.
Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trjatim mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përghithshëm”, ka deklaruar policia.
Top Channel