Teksa 29-vjeçari Denis Meçe po zbriste nga furgoni i policisë për t’u futur në sallën e gjyqit të Korçës, e motra e viktimës, Jonida Proga ka shpërthyer në lot.

“O kafshë”, dëgjohet teksa Jonida thërret ndaj vrasësit të vëllait të saj, i cili humbi jetën tre ditë më parë.

Ajo është përpjekur të kalojë kangjëllat e Gjykatës, por nuk është lejuar nga forcat efektive.

Jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen edhe familjarë të tjerë të viktimës, që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 42-vjeçarit, baba i dy fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA