24/11 21:11
Paulo Dybala do të qëndrojë te Roma.
Sulmuesi argjentinas dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën “verdhekuqe” në Serie A, ndonëse për rolin e titullarit do të duhet të luftojë, pasi trajneri Daniele De Rossi afroi këtë verë Soule për atë pozicion.
Mediet italiane raportojnë se Dybala refuzoi ofertën nga Arabia Saudite, më saktë nga klubi i Al-Qadsiah, që i ofroi kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, për të qenë pjesë e Romës./Super Sport
Top Channel