Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Tiranë.
Nga kontrolli i një mjeti tip “Audi” në Laprakë me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu, në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Ata e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel