EMRI/ U hodh me kokë në ujërat e “Syrit të Kaltër”, plagoset 28-vjeçari nga Tirana, niset drejt Traumës me helikopter
13/08/2024 22:20
Një i ri nga Tirana ka mbetur i plagosur rëndë pasi është hedhur me kokë në ujërat e “Syrit të Kaltër”.
I riu i identifikuar si Ardit Dauti, 28-vjeç, pas ndihmës së parë është nisur drejt Traumës me helikopter.
Mësohet se fillimisht ai u transportua në spitalin e Sarandës, por për shkak të plagëve, është nisur drejt kryeqytetit për ndihmë të specializuar.
Paraprakisht, thuhet se gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel