Denis Meçe u la në burg, reagon motra e viktimës: Vrasje për herë të tretë! Padrejtësia nisi që nga Policia e Shtetit

13/08/2024 12:56

Jonida Proga, e motra 42-vjeçarit që u vra pas dhunës barbare të ushtruar nga Denis Meçe tre ditë më parë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Korçës që la në burg autorin dhe liroi tre të tjerët. 

Ajo thotë se po bëhet padrejtësi, që ka nisur që nga Policia e Shtetit, ndërsa ka dalë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e tre personave që fshehën ngjarjen e rëndë.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA