Dy punonjës së Aeroportit të Rinasit janë konstatuar duke grabitur sendet në bagazhet e pasagjerëve.
Nga hetimet ka rezultuar se në kontejnerët ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, 19 vjeçari Leidjon Zeneli kishte fshehur bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.
Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, Leidjon Zeneli dhe punonjësi tjetër i bagazheve, 24-vjeçari Mehmet Sula.
Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.
19-vjeçari u arrestua, ndërsa tjetri po ndiqet penalisht, të dy banues në Krujë.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel