VIDEO/ Momentet e fundit të Egli Progës, del nga lokali i tij në Pogradec para se të dhunohej barbarisht

12/08/2024 11:49

Top Channel ka siguruar videon me momentin kur Egli Proga, 42 vjeçari që u vra në Pogradec largohet nga lokali i tij pak para se të dhunohej për vdekje nga Denis Meçe.

Viktima shihet teksa ecën në rrugë, ndërsa është konfliktuar pak çaste më pas me autorin.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.

Pas raportimi të ngjarjes në media dhe zbulimit të situatës, mbrëmjen e sotme policia ka reaguar dhe ka deklaruar se nuk është tentuar që ngjarja të fshihet.

Ndërkohë sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA