Tjetër vatër zjarri në fshatrat e Selenicës, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse

12/08/2024 23:03

Një vatër zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes në fshatin Bashaj dhe Velçe të Nashkosë së Selenicës.

Gazetari Mikel Marsi bën me dije se sipas informacioneve, janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në ketë zonë.

Ndërhyrja  e forcave zjarrfikëse është e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA