Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, rreth orës 01:10 të mëngjesit.

Shtetasi A. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Ai është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA