Lanë sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët banesa në katin e katër të një pallati në Lushnjë

12/08/2024 10:56
Foto Ilustruese

Lënia e sobës së gatimit ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në Lushnjë.

Policia njofton se rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA