Humbi drejtimin mbi mjetin e tonazhit të rëndë, ndërron jetë punonjësi i një firme në Laç
12/08/2024 10:43
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur sot në Laç.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20, në Rubik, ku L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel