Kufizimet, Urdhri i Mjekut kundërshton ndalimin e bluzave të bardha për të punuar dhe në shtet dhe në privat

12/08/2024 19:57

Ndryshimet  që u bënë në ligjin e Urdhrit të mjekëve nëpërmjet një akti normativ ku ndër të tjera parashikon kufizimin e mjekëve te të punojnë  në spitalet publike dhe ato private, kundërshtohet fort nga Urdhri i mjekëve

Zëvendëspresident i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepçe shprehet për Top Channel: Një mjek që kapet i hiqet licenca për 5 vjet. Mjeku del në komision disipline.

Zëvendëspresdienti i Urdhrit te Mjekut shpjegon se marrëdhënia e punësimit të mjekëve duhet rregulluar me kod pune apo me ligjin e kujdesit shëndetësor.

“Ne nuk jemi ent ndëshkues por edukues. Punësimi i mjekëve  rregullohet me kod pune”, shprehet Trepçe.

Trepçe thotë se për këto ndryshime  janë vënë në dijeni vetëm pas botimit në fletoren zyrtare dhe se urdhri i mjekut  nga një ent i pavarur tanimë kalon në varësi të ministrisë së shëndetësisë.

“Kemi kaluar si një shtojcë apo departament i ministrisë së Shëndetësisë”, shton ai.

Së shpejti pritet të mblidhet Asambleja  Kombëtare e Urdhrit për të dalë më një qëndrim zyrtar kundër aktit normativ  që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë në 1 gusht.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA