I vuri flakën tokës së kushëririt të tij, arrestohet 58-vjeçari në fshatin Prush
12/08/2024 08:42
Një 58-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i vuri flakën qëllimisht tokës së kushëririt të tij.
Në pranga ka rënë N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.
Top Channel