Helikopteri përplaset me hotelin në Australi, humb jetën piloti! Qindra persona evakuohen me shpejtësi

12/08/2024 07:58

Një helikopter është përplasur me një hotel në Australi, ku për pasojë ka humbur jetën piloti.

Helikopteri i tyre u rrëzua në çatinë e hotelit, në qytetin verior të Queensland të Cairns.

Pas aksidentit zjarri “pushtoi” zonën, për këtë arsye hoteli evakuoi qindra persona.

Autoritetet raportuan se piloti vdiq në vendngjarje. Policia e Queensland dhe mbikëqyrësi i sigurisë së aviacionit po hetojnë rrethanat e rrëzimit, me kompaninë që jep me qira helikopterin duke thënë se ishte një fluturim “i paautorizuar”.

Rrugët përreth hotelit janë rrethuar dhe një situatë emergjente është shpallur nga policia.

Top Channel