Fituan medaljet e para për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Valiev dhe Dudaev: Herën tjetër luftojmë për të artën

12/08/2024 11:31

Chermen Valiev dhe Islam Dudave ishin dy heronjtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke shkruar historinë për vendin tonë në Olimpiadë.

Ata fituan dy medalje të bronzta, që ishin dhe të parat për përfaqësuesen tonë në këtë eveniment, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Pas pritjes në Tiranë, të dy ata folën për këtë arritje, duke shpresuar që në Lojërat e tjera Olimpike të arrijnë një sukses dhe më të madh.

“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, ndërsa Dudaev u shpreh: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Herën tjetër luftojmë të marrim medalje ari”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA