E rëndë në Tiranë! Pas sherrit, i mituri nxjerr thikën dhe plagos dy 17-vjeçarë
12/08/2024 10:22
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë pas një sherri mes adoleshentësh.
Për motive ende të paqarta, një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.
Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”-njofton policia.
Top Channel