E kishte kthyer lokalin për ‘pazar’ droge, arrestohet i riu në Durrës, në pranga edhe truproja i tij

12/08/2024 09:41

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi kishte kthyer lokalin e tij në ambien për të shitur drogë.

Donald Tringa  kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa në pranga ra edhe Diamant Shkina, i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal.

Ky i fundit ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA