Duket se tradita e të gjuajturit me armë në dasma, i ka kushtuar arrestimin një personi në Kosovë.
Policia bën me dije se ai është vënë në pranga, pasi ka shtënë me armë gjatë ceremonisë martesore, në Ferizaj.
“Policia e stacionit në Shtime me datën 10.08.2024 rreth orës 21:42 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahemt Shtimja” në Shtime, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: B.S. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Top Channel