Edhe fshati Mërtiraj i rrethuar nga flakët, disa zjarrfikëse nga Vlora e Fier mbërrijnë në zonë! Situata e rënduar

11/08/2024 21:26

Një zjarr me përmasa  të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era, duke djegur sipërfaqe me kullotë.

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi raporton se zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.

Janë dy vatra zjarri me përmasa të mëdha, ndërsa 6 automjete zjarrfikëse kanë ardhur nga Vlora dhe Fieri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA