Çfarë po ndodh në Paris? Veliaj hedh në tokë Presidentin e Mundjes

11/08/2024 15:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. 

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video “funny”, ku teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, i bën një lojë; duke e shtrirë atë në tokë.

Kreu i Bashkisë ka zgjedhur këtë mënyrë për ta uruar për suksesin historik, Prizrenin.

“Sukseset kanë esencën e traditës, faleminderit kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA