Kreu i PD, Sali Berisha, i është rikthyer sërish humbjes së bashkisë së Himarës. Gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, Berisha tha se “Himara është një nga aktet, shembujt më flagrant të regjimit të diktaturës së bandave të vendosur në Shqipëri”.
Më tej Berisha vijoi me akuzat, teksa tha: Vangjel Tavo, nëse Beleri ndjehet grek dhe shpreh krenari me qenien e tij greke dhe kjo është normale për njerëz të lirë kudo në botë, Tavo nuk është as grek, as vllah, as sllav, as shqiptar, është mafioz si Edi Rama.
Ju mjeranë që vishni qyrkun e nacionalistit, ndërkohë që jeni në thelb kundër lirisë së shqiptarëve, ju pyes unë ju; në një vend të lirë a nuk ka të drejtë të zgjidhet çdo qytetar, çdo shtetas i tij në përputhje me ligjin, pavarësisht nga etnia, besimi, përkatësia partiake në çdo post të këtij vendi.
Top Channel