Sulmuesi i Roma-s, Tammy Abraham, foli për mediet pas ndeshjes kundër Everton-it duke u ndalur edhe te lajmet e shumta që raportojnë për kalimin e tij te Milan.
Ai theksoi se është te Roma dhe dëshiron të bëjë mirë aty, ndonëse theksoi se zërat e merkatos i kanë pëlqyer.
“Që nga dita e parë këtu në Romë, doja të tregoja pasionin tim për futbollin dhe gatishmërinë për të ndihmuar klubin. Unë jam një person i qeshur dhe gjithmonë pozitiv. Kjo është përgatitja ime e parë pas lëndimit, është sezoni im dhe dua të dëshmoj se jam rikthyer. Lajmet e tilla natyrisht, janë të këndshëm, do të thotë që je duke bërë mirë, por unë jam këtu me Romën dhe jam në dispozicion për të bërë më të mirën”-u shpreh Abraham./Super Sport
Top Channel