West Ham befason Juventusin, i rrëmben mbrojtësin francez

10/08/2024 16:13

Todibo transferohet në Premier League. Befasi për Juventusin që besonte se kishte arritur të fitonte duke siguruar një përforcim të rëndësishëm në mbrojtje.

Hedhja në sulm e West Ham për mbrojtësin e Nice ishte vendimtare. Oferta zyrtare e anglezëve, huazim me detyrimin e blerjes për 40 milionë euro në total, plus një përqindje në rast rishitjeve, kanë bindur Nice, pasi bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro më tepër nga sa propozonte Juventus.

Lojtari ka pranuar transferimin në Londër për një kontratë deri në 2029, me zyrtarizimin që është thjesht një formalitet. Lëvizje që lë me gisht në gojë Juventusin që kishte arritur akordin me lojtarin për një kontratë pesë vjeçare duke i ofruar 2.5 milionë euro në vit. Tani bardhezinjtë duhet të mbulojnë boshllëkun në mbrojtje, duke qenë se kanë çuar Ruganin te Ajaksi dhe kanë ofruar Tiago Djalo te Genoa dhe Porto.

Tani për Juventusin lind një pistë e re, pikërisht nga negociatat që janë në vazhdim me Ajaksin për huazimin e Ruganit, me klubin holandez që kërkon të shesë një nga mbrojtësit e tij, Sutalo.

Te bardhezinjtë e dinë që Sutalo nuk është ende në nivelin maksimal, por ka të ardhme dhe mund të ishte një lojtar i përshtatshëm për kërkesat e Mottës. Edhe kostot e operacionit janë të pranueshme, Ajaksi kërkon 15 milionë, ndërsa lojtari 24-vjeçar kroat, kërkon një pagë prej 2 milionësh në vit. Në këtë mënyrë takimi i ardhshëm i programuar mes klubeve për Ruganin, mund të zgjerojë diskutimin edhe mbi idenë për të marrë Sutalo./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA