Sanchez rikthehet pas 18-vitesh, Udinese dhe kiliani bashkë për një “kërcim” të fundit

10/08/2024 22:13

Alexis Sanchez rikthehet te Udinese pas plot 18-vitesh.

Kiliani firmosi me klubin nga Friuli, pikërisht skuadra që e promovoi në futbollin elitar në vitin 2006 kur e transferoi nga Cobreloa. 35-vjeçari, do të aktivizohet me Udinesen deri në qershorin e vitit 2025 teksa i bashkohet bardhezinjve si një lojtar i lirë pas eksperiencës së fundit me Inter.

Tashmë, kileni do të përjetojë edhe një sezon të fundit me një nga klubet më të rëndësishme të karrierës, teksa me eksperiencën e tij mund të rezultojë si një nga “armët” më të rëndësishme për Udinesen në Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA