Në sezonin kur fermerët e fushës së Korçës mbledhin një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve të tyre rikthehet edhe shqetësimi i përhershëm i gjetjes së tregut dhe çmimit të shitjes.
Ajo qo ndodh në tregun shqiptar është se nga fermeri deri tek konsumatori prodhimet vendase të paktën dyfishohen në çmim gjatë sezonit ndërsa jashtë sezonit edhe katërfishohen.
Xhezmi Malollari nga fshati Drithas këtë vit ka zgjedhur të prodhojë kulturën e qepës. Për fermerin çmimi aktual prej 30 lekë/kg me të cilin po grumbullohet qepa është vetëm kosto e prodhimit dhe në rastin më të mirë ai do të fitojë 5 lekë për kg por në treg konsumatorët e blejnë qepën me 50 lekë/kg.
Fermeri tregon se çdo vit ata vihen përballë zgjedhjes për ta shitur prodhimin në çmimin e diktuar nga tregtarët ose për ta mbajtur stok derisa tu kalbet në magazina.
Të revoltuar nga situata me të cilën përballen fermerët e Korçës kanë zhvilluar dy protesta ndërsa Autoriteti i Konkurrencës pak javë më parë njoftoi se ka vendosur nën hetim tregjet e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve në disa qarqe të vendit për shkak të praktikave monopoliste që ndjekin.
Top Channel