Lumi Buna

Një 52-vjeçar është dëmtuar pasi u fut të lahej në lumin Buna.

Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për t’u larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht, sipas njoftimit të policisë.

52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA