Nga Eduard Zaloshnja

Para zgjedhjeve të fundit të Himarës, shpresa për fitore e opozitës varej tek ardhja e emigrantëve për të votuar. Sepse PS-ja e kishte demonstruar epërsinë ndër zgjedhësit e këtushëm të Bashkisë Himarë. Kështu, në zgjedhjet e prillit 2021 (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë), PS-ja mori mbi 59% të votave në territorin e Bashkisë Himarë.

Dhe më 4 gusht (kur kufijtë ishin të hapur), kandidati i saj mori pothuaj 59% të votave. Pra emigrantët që erdhën nga jashtë për të votuar nuk e ndryshuan dot raportin e votave të këtushme. (Opozita ka ngritur pretendime për 6000 karta identiteti të skaduara, por mbajtësit e tyre as që e kanë vrarë mendjen për rinovimin e tyre, dhe aq më pak për të ardhur në Himarë për të votuar.)

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita ka të njëjtën shpresë për balancimin e epërsisë së këtushme të PS-së me një epërsi opozitare ndër emigrantët.

Kështu, për kandidatët e Berishës-Metës për kryebashkiakë, votuan vjet vetëm 500 mijë zgjedhës të këtushëm. Ndërsa për ata të Ramës votuan plot 800 mijë.

Kjo epërsi e këtushme e PS-së mund të balancohet vetëm nqs. PD+aleatë kanë një epërsi prej 300 mijë votash tek ata që do votojnë me postë nga jashtë.

Po sa nga 1.7 milionë zgjedhësit jashtë vendit mund të jenë të interesuar të votojnë me postë?

Nga një analizë që publikova pas miratimit të votimit me postë nga jashtë, më rezultoi se vetëm 600 mijë zgjedhës jashtë vendit (afërsisht) janë të interesuar të ndjekin zhvillimet e këtushme rregullisht. Pra që mund ta marrin mundimin të regjistrohen dhe ta dërgojnë votën e tyre me postë.

Dhe qe opozita të ketë shpresë për fitore, duhet të marrë shumicën dërrmuese të votave të këtyre 600 mijve që ndoshta votojnë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA