Çmimet kanë vijuar të ngadalësohen gjatë muajit korrik. Inflacioni qëndroi në nivelin 2.1% më i ulëti në pothuajse 3 vite.
Ndërkohë rritjen vijon ta udhëheqë grupi i ushqimeve, që përgjatë dy viteve të fundit ka pësuar goditje konstante dhe është një nga grupet kryesore në shportën e familjeve shqiptare.
Më pas në vlera më të ulëta ka ardhur edhe grupi qirave, ujit dhe lëndëve djegëse, ndjekur nga mobiliet dhe pajisjet shtëpiake.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 % dhe “mish” me 2,6 %.
Që nga shkurti niveli i inflacionit qëndron poshtë objektivit 3% të bankës së Shqipërisë, që mundësoi më pas edhe uljen e normës së interesit me 0.25% për herë të parë në tre vite.
Banka e Shqipërisë tha në raportin e politikës monetare se Shqipëria e ka lënë pas krizën e çmimeve, por rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit po ushtron presione të brendshme, të cilat mund të ushtrojnë presione të mëdha në vitet e ardhshme.
Top Channel