Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).
IKSHPK-ja shkroi në Facebook se një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës u hospitalizua në Klinikën Infektive të QKUK-së më 29 korrik, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë.
“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim. Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha IKSHPK.
Top Channel