Kodet e dosjes “Toyota Yaris”/ Njerëz të drejtësisë të lidhur me krimin? SPAK letërporosi në Belgjikë e Francë për të zbërthyer komunikimet

06/08/2024 19:46

SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë urdhëruar ndalimin e publikimin të dosjes “Toyota e re” , por hetimi i saj nuk ka përfunduar me 4 masat e konfirmuara të sigurisë.

SPAK kërkon të dijë çfarë ndikimi dhe marrëdhënie kanë patur grupet kriminale veçanërisht tek funksionarët e drejtësisë realizuar përmes ndërmjetësve që deri më tani dyshohet se së paku ndikuan në tetë raste për të blerë drejtësi.

Për të siguruar prova bindëse në këtë drejtim,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar identifikimin e disa kodeve me të cilat janë kryer komunikimet duke i nisur letërporosi belgëve dhe francezëve, për të zgjidhur pikëpyetjen e madhe se cilët janë njerëzit e drejtësisë të lidhur me krimin apo dhe në shërbim të tyre.

Dhe nëse disponohen prova që ta bindin SPAK për prerje arrestesh të reja. Veprime të tjera hetimore po kryhen në Tiranë në Gjykatën Penale dhe të apelit ku dhe po administrohen fashikuj në të njëjtën kohë kur kryeprokurori i Vlorës ka përfunduar nën arrest mbasi ekspozohet në SKY për lehtësimin e Toyota Yaris dhe tre të tjerë janë në arrati për ndikime tek funksionarë të drejtësisë të lakuar lirshëm në biseda.

Sekuestrot e fashikujve do të qartësojnë pozitën e te dyshuarve, duke nisur nga prokurorë dhe gjyqtarë në sistem, përfaqësues të vetingut dhe të politikës dhe të atyre që janë shkarkuar. Ajo që ka provuar SPAK është se deri tani është ndikuar në drejtësi për të mbyllur dosje si ajo e 3.4 milionë eurove të Toyota Yaris, por se kush u korruptua mbetet ende nën hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA