EMRAT/ Zbulohet identiteti i viktimave dhe djalit të tyre! Burri masakroi gruan me sëpatë, djali vrau të atin në Konispol
06/08/2024 09:12
Një ngjarje e rëndë tronditi vendin këtë të martë, ku burri vrau gruan, ndërsa djali vrau më pas të atin.
Rreth orës 07:00 gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.
Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel