Nga Fitim Zekthi
Në politikë mund të kuptohen shumë gjera, mund të konsiderohen pjesë e luftës partiake, mund të përdoren mjete apo sjellje të diskutueshme, mund të justifikohen teprime në komunikim apo llogari taktike elektorale (sidomos për një politikë si e jona), ndonëse edhe nuk duhet të jenë pamoralshme.
Por të mos kesh kufi dhe të fusësh në këtë luftë edhe atdheun, edhe kombin, edhe historinë, edhe çdo sakrificë të bërë me qindra vite për vendin është akt i ulet dhe i neveritshëm.
Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, të përkrahësh njerëz apo grupe që mbrojnë teza që nuk kanë të bëjnë fare me interesin kombëtar, përkundrazi i fryjnë zjarrit shovinist, është mungesa më e rëndë e moralit.
Vetëm këtu nuk duhet arritur kurrë. Nuk ka me gjë të gërdishme dhe të urryer se kjo. Këtu vdes gjithçka.
Top Channel