Namir Lapardhaja
Me zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita e drejtuar nga Berisha, ka vulosur për të disatën herë humbjen përballë pushtetit të Edi Ramës.
Kjo nuk është më e re dhe do vijojë të përsëritet për sa kohë që turma e verbër të vijojë të bredhë e fantaksur pas një të dizenjuari “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili i ka sosur ditët e tij politike.
Ironike është se Berisha kishte premtuar se nën drejtimin e tij jo vetëm që PD do të ishte më e fortë, më e bashkuar dhe më e motivuar për të fituar, por do t’i jepej fund pazarit dhe shitjes së zgjedhjeve, duke sulmuar drejtpërdrejt dhe poshtërsisht Lulzim Bashën.
Në fakt, këto zgjedhje e vulosën Berishën si humbës serial, por, mbi të gjitha, si një pazarexhi të rëndomtë, që më shumë se sa fitorja e një bashkie periferike në jug të vendit, ka rëndësi pazari në Tiranë, i cili nxori krye ende pa u përmbyllur votimi dhe pa filluar numërimi.
Bën pazar me qeverinë për amnistinë, për reformën zgjedhore dhe në fund sollën një kandidat nga SHBA për të kandiduar përballë një figure të njohur lokale dhe me shumë lidhje me zonën.
E sollën nga jashtë për ta humbur garën, sepse dihet që te elektorati krijon efektin e kundërt, ndërkohë nuk pyetën demokratët e Himarës dhe të zonave përreth. Aq më shumë që kishin premtuar se të gjitha garat zgjedhore në PD do të realizoheshin nëpërmjet primareve.
Dhe sapo iu dha mundësia e parë, ia dhanë shkelmin premtimit dhe bën ashtu siç kishin bërë përherë. Ia bën demokratëve fakt të kryer, duke mos i pyetur, por njëkohësisht duke u dhënë mesazhin e qartë se edhe në zgjedhjet e 2025 do të veprojnë po ashtu. Tallje më të madhe nuk mund të ketë, ashtu sikurse nuk mund të ketë që sa herë bëjnë pazar me Edi Ramën e quajnë politikë dhe pastaj kur përballen në zgjedhjen ankohen se i vjedh Rama.
Por Rama nuk është budalla, që i do përballë.
I do pikërisht për këtë arsye. Edhe i rreh sa herë të dojë, edhe i bën të duken qesharakë dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve.
Top Channel