Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Polis Vilë të Elbaanit me pasojë plagosjen e 4 personave.
Sipas njoftimit të policisë, Sektori i Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, në rrugën rurale të fshatit Polis Vilë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se automjeti kamioçinë që drejtonte ka pësuar defekt dhe ngaqë ky shtetas nuk ka marrë masa për sigurimin e plotë të automjetit, automjeti ka rrëshkitur dhe ka goditur automjetin me drejtues shtetasin R. B., 53 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel